Tabelë: Ku mund të gjej mbrojtje dhe mbështetje
Dikush po përdor dhunë ndaj jush dhe ju doni ta ndaloni dhunën? Nuk e dini cilat janë të drejtat dhe mundësitë tuaja? Apo, mbi të gjitha, keni nevojë për dikë që do t’ju dëgjojë?
Në kryeqytetin e landit të Wiesbaden janë në dispozicion për ju mjedise të shumta mbështetëse të specializuara. Këshillimi në nivel mbarë shtetëror dhe mbarëkombëtar plotëson ofertën. Këshillimi është falas dhe anonim dhe çdo hap do të diskutohet me ju në detaje.
Qendrat e këshillimit janë gjithashtu të hapura për njerëzit
- që në mjedisin e tyre kanë viktima dhe që nuk dinë se si mund të japin ndihmën e tyre, për instucionet
- që kanë nevojë për mbështetje në trajtimin e incidenteve të dhunshme në organizatat e tyre ose për profesionistët
- që nuk janë të sigurt për një dyshim përkatës.
Merrni përgjegjësi, sepse dhuna nuk është çështje private!
Opsioni për të prekurit.
Jam i prekur nga dhuna dhe kërkoj këshilla dhe mbështetje.
Opsioni për autorët.
Unë kam ushtruar dhunë dhe kërkoj këshilla dhe mbështetje.